5 Gjuhet e Dashurise

[ 0 ] 09/10/2013 |

5 Gjuhet e Dashurise

Foto tak. javor

DEPOZITA E DASHURISE

Cdo njeri ka depoziten e tij te dashurise, qe do te thote nevojen e tij emocionale per te qene I dashur nga te tjeret, nga prinderit, shoqeria, I dashuri, burri.

Ne cdo marredhenie qe dashuria nuk shprehet ne gjuhen qe personi e kupton do te lindin probleme per faktin se njerezit nuk ndjehen te dashur.

Gjuha e pare e dashurise:

 Fjalet pergezuese

a-Fjale te mira:

Dashuria eshte plot miresi. Nese duam te komunikojme me fjale dashurie, duhet te perdorim fjale qe percjellin miresi

b-Fjale perulese

Dashuria ben kerkesa, nuk jep urdhra.

Kur e urdheron bashkeshortin, motren vellain, shoqen etj e vendosim tjetrin ne nje pozite me poshte se vetja. Ne e bejme veten me te rendesishem, me te ditur, dhe kjo nuk komunikon dashuri.

Kur ti ben kerkese ti po ve ne dukje aftesite dhe cilesite e personit tjeter.

2- Koha Cilesore

Nje aspekt qendror I kesaj gjuhe dashurie eshte te qenet bashke.

Kjo do te thote t’I kushtosh 100% vemendjen tende dikujt.

Do te thote te dilni shetitje, per kafe, nje aktivitet qe I pelqen personit tjeter, ndersa beni dicka bashke vemendja eshte e perqendruar tek personi jo tek ajo qe po beni.

Biseda cilesore:

Pervec aktiviteteve, bisedat cilesore jane nje tjeter gje e rendeshishme, dmth dy individe ndajne mendimet, pervojat, mendimet, ndjenjat dhe deshirat me nj-tj ne nje kontekst miqesor.

Duhet te mesosh te degjosh, nese do te komunikosh dashuri, dikujt qe ka kete gjuhe dashurie paresore, kohen cilesore.

Llojet e personalitetit:

1-Deti I vdekur ( nuk flet fare,nuk e ka problem ti mbaje perbrenda ndjenjat)

2- Perroi gurgullues ( flet per gjithshka, duket sikur ne trurin e ketij personi nuk ka nje depozite ku te vendose mendimet, ndjenjat.Gjithshka qe hyn te trurin e saj do te dale nga goja)

Deti I vdekur duhet te mesoje te flase, ndersa perroi gurgullues te flase me pak dhe te degjoje me shume.

 

3-Dhuratat

Ne cdo kulture pa perjashtim dhenia e dhuratave eshte shprehje dashurie.

Nese gjuha paresore e njerezve qe do jane dhuratat, atehere duhet ta mesosh kete gjuhe.

Dhuratat dhe parate:

Disa kenaqen kur shpenzojne e te tjere kur kursejne.

Nese je shpenzues nuk do ta kesh te veshtire te besh dhurata, por nese je kursimtar do te perjetosh rezistence emocionale ndaj idese per shpenzimin e parave si shprehje dashurie.

.

4- Veprat e sherbimit:

Kjo gjuhe do te thote te besh gjera per personin tjeter, gjera praktike.

Kritikat e dikujt rreth sjelljes tende jane tregues i qarte i gjuhes paresore te dashurise te ketij personi.

Njerezit priren te kritikojne me me shume force ne fushen ku ata vete kane nevojen me te madhe emocionale.

Duhet te mesojme te flasim gjuhen e dashurise te personit tjeter, nese duam t’I tregojme qe e duam.

5-Prekja fizike

Cdo shoqeri ka menyrat e saj qe I quan te pershtatshme ne lidhje me prekjen fizike.

Prekja fizike mund te ndertoje ose shkaterroje marredheniet. Ajo mund te komunikoje dashuri ose urrejtje.

Per personin qe ka gjuhe paresore prekjen fizike, mesazhi qe ai merr me prekje, flet me ze me te larte se sa fjalet:”te dua”.

 

Te zbulosh gjuhen tende te dashurise:

A-     Cilat jane kritikat me te shpeshta qe I beni njerezve te dashur? Kjo tregon per gjuhen tuaj paresore te dashurise

B-      Nje menyre tjeter si te zbulosh gjuhen tende paresore te dashurise eshte te shqyrtoni se cfare beni ose cfare thoni per ti shprehur dashuri dhe kujdes njerezve te dashur?

Beni keto pyetje vetes per te kuptuar me shume per gjuhen tende paresore te dashurise:

1-      A te lendojne kritikat? (fjalet pergezuese)

2-      A te pelqen kur te perqafojne? ( prekja fizike)

3-      A merzitesh kur ti je duke bere dicka dhe ke nevoje per ndihme, por personi qe eshte afer teje nuk vjen te te ndihmoje? ( veprat e sherbimit)

4-      A lendoheni kur njerezit e dashur ju bejne rralle dhurata?

5-      A lendoheni se njerezit e dashur nuk gjejne kohe per te kaluar me ju? (koha cilesore)

 

Eshte e rendesishme te dish gjuhen tende paresore te dashurise, por me e rendeshishme akoma eshte te dish gjuhen paresore te dashurise te personit tjeter. Dhe pasi ta dish duhet te mesosh ta flasesh ate. Nese nuk e mesojme ate gjuhe ka shume mundesi qe personat e rendesishem per ne nuk do ta kuptojne qe I duam.

Dashuria eshte zgjedhje.

Kur nuk te vjen natyrshem te besh dicka, atehere shprehja e dashurise eshte me e madhe

Shume marredhenie ne shoqeri, familje, ne cift do te ndryshojne, riperterihen, forcohen nga zgjedhja e gjithesecilit per ta dashur personin tjeter me gjuhen e tij/saj paresore te dashurise.

Tags: , , ,

Category: Aktivitetet tona, dashnia, marredhenie

About the Author ()

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.