Çmendem! Deri kur…

[ 0 ] 07/04/2011 |

Shpesh, muzika nuk është e bukur vetëm për shkak të muzikës. Por edhe për shkakun se autorët e këngës, dinë të përshkruajnë në fjalë e nota dhimbjen tonë. E tillë është një nga këngët e grupit të suksesshëm “Elita 5”. Lexojeni tekstin e gjithashtu mund ta dëgjoni këngën në faqen tonë. Pastaj është koha për të shtruar pyetje të rëndësishme rredh dashurisë, rreth vuajtjes, e madje edhe për një botë tjetër që sipas Elitës 5, nuk do të ketë më dhimbje…

“Çmendem

Edhe sonte jetoj me plagën e vjetër

Ndoshta dhimbja do pushojë, do të pushojë në botën tjetër

Dikur do ta dua dikë, por asnjëherë si dikë dikur
Atë që Zoti s’ma dha, nga njerëzit s’e kërkoj kurrë.

Do të pres, si herën e parë

Unë jam lot që nga sytë e tu jam ndarë

Nëse vdes heshtja do të flasë

Unë shkoj dhe shikimet treten dhe në terr ti mbetesh.

E kërkoj një shpirt që edhe ndarja e ka vrarë

Dhe mundohem ti tregoj se çmendem,

Çmendem në këtë botë të vetme çmendem

Që s’jam dikush tjetër

Kërkoj nje qe ndarja e ka vrarë
 dhe mundohem t’i tregoj se çmendem

Në këtë botë të vetme që s’jam dikush tjetër… Shkoj….”

 

Nga na vjen pikëpamja “pop” që në një botë tjetër nuk do të ketë më dhimbje? A është thjesht një pikëpamje fetare, që vjen nga tradita e krishterë ose myslimane; apo thjesht një dëshirë dëshirë e jona për të tejkaluar botën egzistuese që realisht ka mjaft probleme edhe jo gjithmonë është e lehtë për t’u tejkaluar?

Çmendem! Deri kur?

 

Tags: , , ,

Category: Blog

About the Author ()

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.