A ka jetë ONLINE?

[ 0 ] 11/04/2011 |

Debati është hapur. Realiteti virtual, na bën më pasivë apo na e ndihmon jetën? Kuptohet një debat i tillë ka kuptim në realitetin tonë modern. Dhjetë vjet më përpara as nuk diskutohej për çështjen. Por tani, duhet diskutuar! Realiteti virtual është bërë i prekshëm. Një grua në Gjeorgji në punën e vet mund të rrezikojë të dënohet sepse duke gërmuar për mineral ka prerë rrjetin e internetit të gjithë Armenisë. Përpara 10 vjetësh nuk do të kishte “tela” për të dëmtuar. Shifrat e përdorimit të internetit janë rritur 58% në Europë vetëm në 10 vitet e fundit duke përgatitur startin për rekorde të reja. Madje edhe djali im 7 vjeçar e ka kuptuar realitetin e ri në mënyrën se si shprehet: “Interneti im punon mirë sepse ka wireless. E kam inbox-in plot!” Kur thotë interneti, e ka fjalën për mendjen. Inbox-i a ka fjalën që është i lodhur me plot informacion.

Cilat janë të mirat e internetit? Ti mund të studiosh anëmbanë botës përmes internetit. Mund të blesh libra, mund të lidhesh me pjesëtarë të familjes përmes Skype, të lexosh autorët e tu të preferuar e të lexosh për zbulimet e fundit në cilëndo fushë të shkencës që preferon. Po të këqijat? Ka plot. Karriera jote mund të dëmtohet më lehtë se më përpara. Një gabim i vogël në botën virtuale mund të bëhet më lehtë e më shpejt sesa në botën reale (kujtoni këtu senatorin amerikan që dërgoi një fotografi gjysëm-zhveshur, foto për të cilën u pendua më vonë, pasi humbi karrierën e tij). Mund të marrësh jetën lehtë në Facebook, mund të lexosh lajme që më mirë të mos i dëgjoje, pornografia është një problem për shumë njerëz edhe interneti e ka lehtësuar të keqen. Cilën rrugë të zgjedhim?
Realiteti virtual nuk është zgjidhja e rrugës. Realiteti virtual është një tjetër rrugë, ose një tjetër kontekst që fatkeqësisht nuk na e lehtëson barrën e gjetjes së përgjigjeve të vështira për jetën. Dikush tha (perifrazim): E madhe dhe e gjërë është rruga që të çon në shkatërrim, dhe shumë njerëz shkelin në të. Por rruga që të çon në jetë është e ngushtë dhe e vështirë.” Kjo do të thotë që përgjigjet e jetës nuk varen nga konteksti virtual por varen nga gjërësia e kërkimit tënd në një rrugë që jo gjithmonë është e lehtë.
Stay ONLINE duke qënë i hapur për të kërkuar përgjigje për pyetjet e jetës…

Tags: ,

Category: Blog

About the Author ()

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.