Rreth Nesh

Lëvizja JeStudentore! – Ka vend për ty!

Me Studentët, Për Studentët

Kush jemi ne?

Ne jemi kudo ku janë studentët. Mund të na takoni në qendrat studetore në Shkup por jo vetëm.

Ne jemi ONLINE sepse studentët janë ONLINE.

 

Me të gjithë, për të gjithë

Ne i duam të gjithë studentët njëlloj. S’ka rëndësi sa i pasur ose i varfër je, s’ka rëndësi nëse je nga fshati ose qyteti, s’ka rëndësi nëse e njeh veten për të aftë ose jo, nëse je i pranuar nga të tjerët apo jo, ne i duam dhe i vlerësojmë të gjithë njëlloj, pavarsisht nga tradita fetare, konteksti kulturor, aspekti nacional apo rrethanat shoqërore.

Ne i themi JO cektësisë shpirtërore

Ne duam përgjigje për çështjet e jetës, duam të dimë identitetin tonë, qëllimin e jetës, ekzistencën e Zotit. Ngaqë duam përgjigje jemi gati t’i jetojmë pëgjigjet që marrim. Ne jetojmë me dëshirën për të shkuar përtej cektësisë shpirtërore.

Ne i duam të mirën Shqiptarisë

Ne vlerësojmë identitetin tonë shqiptar. Jemi të përkushtuar për të shkuar përtej klisheve të momentit për interesa të ngushta. Do të vazhdojmë të punojmë për të mirën e shqiptarisë për aq kohë sa ekzistojmë.

Lëvizja “Jetë Studentore”   është një lëvizje studentore mbarë shqiptare, që vepron në çdo qendër studentore në Shqipëri, në Kosovë – Prishtinë, gjithashtu edhe në Shkup prej 6 vitesh.

Si lëvizje synojmë të ndihmojmë studentët shqiptarë në formimin e tyre akademik, shoqëror e shpirtëror. Ne krijojmë një ambjent të përshtatshëm ku çdo student mund të jetë vetvetja. Nxisim formimin dhe shprehjen e mendimit personal tek studentët.

 

Çfarë ju ofrojmë Studentëve shqiptar të Shkupit?

(kliko postimet e meposhtme per me shume informacion)