Fuqia e Fjalëve

[ 0 ] 15/04/2011 |

Shikoni videon që është vendosur në ballinën e faqes sonë të internetit (jetova.org). Na vjen keq që është në anglisht. (fjalët “jam i verbër. më ndihmoni” janë ndryshuar në “Sot është një ditë e bukur por unë nuk e shikoj dot!”) E megjithatë mesazhi është i qartë!

Mënyra se si flasim e ndryshon krejtësisht realitetin e jetës. Mund të të bëjë më të lidhur me njerëzit, mund të të hapë probleme me njerëzit…

Fjalët janë me të vertetë të fuqishme kur jeton në një kontekst multi-kulturor. Dhe në një farë kuptimi, po e zgjerojmë konceptin e “multikulturoricitetit” duke nënkuptuar jo vetëm njerëz të ndryshëm nga ne në gjuhë e kulturë, por edhe ata të ngjashëm me ne por që ndryshojnë në ca aspekte. Megjithëse është e rëndësishme të theksojmë se shqiptarët janë njësoj gjithandej, për arsye kryesisht historike dhe rrethana shumë praktike, shqiptarët në Maqedoni, në Kosovë dhe në Shqipëri kanë edhe elementë që i dallojnë në një farë konteksti.

Shikoni si e përshkruan forcën e gjuhës një autor biblik:

“Për të vërtetë, të gjithë gabojmë shumë. Në qoftë se ndokush nuk gabon në fjalë, ai është njeri i përsosur, i aftë të sundojë mbarë trupin. Nëse kuajve u vëmë frerët në gojë për t’i vënë nën sundim, atëherë mund të drejtojmë mbarë trupin e tyre. Ja, edhe anijet: sa të mëdha janë ato dhe sa të forta erërat që i shtyejnë! E pra, një timon i vogël i drejton atje ku do timonieri! Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mund të mburret për gjëra të mëdha.

Ja, një zjarr i vogël se ç’pyll të madh mund të djegë! Po, edhe gjuha është zjarr! Një botë e tërë padrejtësie është gjuha mes gjymtyrëve tona, ajo që e fëlliq të gjithë trupin dhe, e ndezur nga ferri, e bën shkrumb të tërë jetën. E njëmend, të gjitha llojet e egërsirave, të shpendëve, të zvarranikëve dhe të kafshëve të detit mund të zbuten, dhe njerëzit i kanë vënë nën sundim, kurse gjuhën – e keqe e paqetësueshme, plot vrer që sjell vdekjen – asnjë njeri nuk mund ta mbizotërojë.

Me të lavdërojmë Zotin edhe Atin, por me të edhe mallkojmë njerëzit e krijuar në përngjasimin e Hyjit: prej të njëjtës gojë del bekimi dhe mallkimi. E pra, vëllezërit e mi, nuk duhet të jetë ashtu! A thua burimi nga e njëjta vrimë qet ujë të ëmbël e të hidhur? A thua, vëllezërit e mi, fiku mund të prodhojë ullinj? Ose hardhia fiq? As burimi i njelmët nuk mund të qesë ujë të ëmbël.”

Po e themi këtë thjesht për të theksuar që fjalët janë urë lidhëse mes kulturave të ndryshme por edhe brenda një konteksti kulturor të ngjashëm. Si ti përdorim fjalët atëherë?

Tags: , ,

Category: Blog

About the Author ()

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.