Rregullat e Konkursit të Revistës JS 2016

[ 0 ] 09/09/2016 |

Rregullat për të marrë pjesë në konkurs:

  1. Çdo student mund të bëhet pjesëmarrës i konkursit të Revistës.

  2. E thjeshtë: Lexo artikujt në Revistë dhe shkruaj përgjigjet e sakta; në fund klik SUBMIT.

  3. Vetëm studentët e vitit të parë mund të konkurojnë për të fituar dhuratën e madhe – Tabletin.

  4. Të gjithë studentët e vitit të parë ose të viteve të tjera, që kanë marr një Revistë ose e lexojnë atë ONLINE, mund të bëhen fitues të dhuratave të tjera surprizë.

  5. Nëse ka më shumë se një person që i ka plotësuar përgjigjet e sakta, fituesi zgjidhet me short.

  6. Nëse je konkurues dhe ke plotësuar testin, duhet të jesh vetë prezent në dt. 27 Shtator, 2016, në takimin që organizon “Jetë Studentore”, aty dorëzohen dhuratat. Nëse nuk je prezent, skualifikohesh nga konkursi. (Shiko hartën  e mëposhtme për vendin ku ndodhemi)

  7. Fituesit zbulohen vetëm ditën e takimit jo më parë. Askush nuk e di nëse ka fituar ose jo para kësaj dite.

  8. Duhet të japësh informacionin e saktë kur e plotëson testin, në lidhje me identitetin tënd.

  9. Ju do të njoftoheni me një sms ose e-mail ose në facebook page: Shkupi Student, për detajet e mëtejshme.

    Bëj LIKE kësaj faqe: Shkupi Student.

    Ju Urojmë Suksese.

    Je vetëm një hap larg nga Tableti

harta

Tags: , ,

Category: Aktivitetet tona

About the Author ()

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.