Seria e Kulturës: A kanë probleme shqiptarët?

[ 0 ] 21/04/2011 |

Shënim: Ky postim do të ndiqet nga disa të tjerë në serinë e kulturës. Synimi i këtij diskutimi është nxitja e mendimeve të hapura e të sinqerta në lidhje me kulturën tonë dhe mësimet që mund të nxjerrim për jetën tonë…

A kanë probleme shqiptarët?

Në web faqen www.jetova.org dhe në grupin J(T)etova në Facebook sapo ka filluar diskutimi rreth kulturës shqiptare dhe vlerave që ka. Patjetër që kultura jonë ka plot aspekte pozitive me të cilat kënaqemi. Mund të vihet re edhe nga diskutimi në Facebook që mikpritja është një nga vlerat e rralla të kulturës sonë, bashkë me besën, vëllazërinë, elemente të artit kulturor që i kemi ndryshe nga të tjerët… Të gjitha këto elementë të kulturës sonë edhe të huajt na i vlerësojnë sa herë shkelin për herë të parë në tokë shqiptare. Ka vend për të thënë që çdo kulturë ka diçka për t’u vlerësuar.

Nga ana tjetër, a ka vend për të thënë që çdo kulturë gjithashtu ka problemet e saj?

Përpara tre javësh isha për një vizitë në Shkup. Një miku im që po më shoqëronte po më bënte një “guide” rreth shqiptarëve të Shkupit dhe ndryshimet mes kulturës së tyre edhe kulturës së Shqiptarëve në Shqipëri. Rastisi që biseda jonë ishte afër një shkolle të mesme që frekuentohet nga shqiptarët. Miku im po më thoshte që “zakonisht, shkollat e mesme me shqiptarë janë të dalluara në Shkup për sherre mes të rinjve. Duket sikur të rinjtë shqiptarë zihen më shumë me njëri-tjetrin”. Dhe sikur miku im ta kishte porositur skenën, nuk vonoi dhe në 10 minutat që u ndoshëm në afërsi të shkollës, shpërtheu një zënkë mes të rinjve, me dy tre djem që po bërtisnin e po shanin, me policë që po afroheshin shkollës për të zgjidhur sherrin…

A është kjo pjesë e kulturës sonë gjithashtu?

Tags: , ,

Category: Blog

About the Author ()

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.