“Vlera e unazës”

[ 0 ] 09/04/2013 |

 

Një student shkoi tek profesori i tij për një problem: “Unë jam askushi, unë nuk kam forcë për të reaguar. Ata thonë se unë jam një hiç, që unë nuk bëj asgjë mirë, unë jam pa vlerë”.

Si mund të përmirësohem? Çfarë mund të bëj që të dukem mirë për ta?

Ҫfarë mund të bëj që të kem më shumë besim tek vetja?

Profesori iu përgjigj, pa e parë fare djaloshin: -“Me vjen keq djalosh, por tani unë nuk mund të të ndihmoj, më duhet që së pari të zgjidh një problem timin. Më vonë, ndoshta…!”

Dhe duke bërë një pauzë ai shtoi: -“Nëse ti më ndihmon mua që unë të zgjidh problemin tim sa më shpejt, dhe pastaj, ndoshta unë mund të të ndihmoj për të zgjidhur problemin tënd”.

“Sigurisht profesor!”, -filloi të belbëzonte djaloshi, por përsëri ai u ndje i pavlerë.

Profesori mori një unazë nga gishti i tij i vogël dhe ia dha djalit duke i thënë: -“Hipi kalit dhe shko në treg. Ke për të shitur këtë unazë, sepse unë kam për të paguar një borxh dhe ti duhet të marrësh sa më shumë të jetë e mundur, por nuk pranoj më pak se një monedhë ari. Merr kalin, shko dhe kthehu sa më shpejtë të jetë e mundur me monedhën e artë”!

Djaloshi e mori unazën dhe u largua. Pasi mbërri në treg, filloi t’jua ofrojë unazën tregtarëve. Ata e shikonin me interes, por djaloshi nuk ju thoshte se sa ai donte për unazën. Kur djaloshi përmendëte një monedhë ari, disa buzëqeshin, të tjerët iknin edhe pa e parë fare, vetëm një i moshuar u tregua i sjellshëm që ti shpjegonte se një monedhë ari ishte shumë për atë unazë. Tentoi për ti mbushur mendjen djaloshit duke i ofruar atij një monedhë argjendi dhe një tjetër prej bakri, por djaloshi vazhdonte të ndiqte udhëzimet e profesorit që të mos pranojë më pak se një monedhë ari dhe refuzoi çdo ofertë.

Pasi j’ua kishte ofruar unazën të gjithë atyre që kalonin në treg, i hipi kalit të tij, i dekurajuar nga falimentimi dhe u kthye.

Ai hyri në shtëpi dhe tha: -“Profesor, më vjen keq, por ju nuk mund të merrni aq sa më kërkuat. Ndoshta unë mund të marrë dy ose tre monedha argjendi, por nuk duhet të mashtrojmë askënd mbi vlerën e unazës”.

“Është e rëndësishme ajo që ti thua djalosh”, – u përgjigj ai, duke buzëqeshur.

“Ne duhet së pari të dimë vlerën e vërtetë të unazës. Merr përsëri kalin dhe shko tek një argjendar. Pyete atë se sa mund ta shesim unazën. Nuk ka rëndësi se sa do ta vlersojë ai, ti mos e shit unazën por sille sërish këtu”.

Djaloshi u nis, shkoi në një argjendar dhe e pyeti se sa e vlerësonte këtë unazë.

Argjendari e shqyrtoi me një lente, e peshoi dhe tha: -“I thuaj profesorit tënd se nëse do ta shesë atë tani unë nuk mund t’i japë më shumë se pesëdhjetë e tetë monedha ari”.

“Pesëdhjetëetetë monedha ari!?” – pëshpëriti djaloshi i habitur.

“Po”, -iu përgjigj argjendari, “në një moment tjetër mund të arrij të ofroj edhe shtatëdhjetë monedha ari, por nëse ke nevojë urgjente për ta shitur, tani mund të të ofroj vetem pesëdhjetëetetë”.

Djaloshi gjithë qejf vrapoi për në shtëpi për t’i treguar profesorit se çfarë kishte ndodhur.

“Ulu”, – i tha profesori. Dhe pas dëgjimit të të gjithë historisë, ai i foli me qetësi: “Ti je si kjo unazë, një xhevahir i çmuar dhe unik, që mund të vlerësohet vetëm nga një ekspert. Ti mendoje se gjithkush ishte në gjendje të zbulonte vlerën e saj të vërtetë?” Duke i thënë këto fjalë djaloshit, profesori e rivendosi sërish në gisht unazën e tij.

Të gjithë ne jemi si ajo unazë. Të çmuar dhe unik, ne do të shkojmë në të gjitha tregjet e jetës ku njerëz të papërvojë do të na vlerësojnë.

Vetëm njëri eshte specialisti i vërtetë, Krijuesi, Argjendari i Madh. Ai e di vlerën tënde të vërtetë. Prandaj, mos prano kurrë që jeta të ta mohojë vlerën dhe atë ç’ka ti je në sytë e Perëndisë. Ai të njeh ty më mirë se kushdo tjetër, të njeh që para se ti të vije në jetë.

Ti je i çmuar në sytë e tij.

Mos lejo që të tjerët të të vlerësojnë por lëre Argjendarin që të të thotë se sa i çmuar dhe sa vlerë ke në të vërtetë!

Tags: ,

Category: Blog, marredhenie

About the Author ()

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.